Zyrtari i AAK’së që është zv-ministër do të qëndrojë 1 muaj në paraburgim për ryshfet

Një nga zevënësministrat e Qeverisë Haradinaj, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”.

Loading...

Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

Prokuroria do të kërkojë 1 muaj paraburgim për Zevendësministrin e arrestuar mbrëmë”, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhënë Gazetës Express.

Musa Cena që vjen nga partia AAK u arrestua dje nga policia bashkë me dy të tjerë si i dyshuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar’.

Deri më tani askush nga AAK-ja nuk ka folur rreth këtij skandali.