Zyrtare: UEFA zbulon se një garë e re për klub në futboll do të zbatohet nga viti 2021

UEFA ka konfirmuar se një garë e re për klube do të nisë nga viti 2021, dhe do të titullohet “UEL2, ku në të do të garojnë 32 ekipe të ndara në tetë grupe.

Kjo garë do të jetë si pasqyrë e garës së Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, transmeton Gazeta Express.

Loading...

Ndeshjet do të zhvillohen ditëve të enjteve me formatin e njëjtë të Ligës së kampionëve dhe Evropa Ligës.

Në këtë garë do të zhvillohen 141 ndeshje gjatë pesëmbëdhjetë javëve, ashtu si Evropa Ligë.

Fituesi i kësaj gare do të marrë të drejtën që luajë në Evropa Ligë për stinorin e ardhshëm. /Gazeta Express/