ZYRTARE/ UEFA ndryshim të madh në shortin e Champions Leagues, nuk do…

 

Shorti i çerekfinaleve i së premtes është i fundit i këtij sezoni në Champions League.

Vendimi i ri i UEFA-s do të zbatohet që nga dita e nesërme dhe skeleti i garës do të finalizohet, më saktësisht, shorti do të përcaktojë menjëherë edhe çiftet e gjysmëfinaleve.

Deri më tani, shorti i gjysmëfinaleve është hedhur menjëherë pas ndeshjeve çerekfinale, ndërsa tashmë UEFA ka vendosur që ta ndryshojë këtë rregull.

Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool, Porto, Ajax, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Shorti i çerekfinales është tërësisht i hapur, që do të thotë se klubet nga të njëjtat vende mund të luajnë përballë njëra-tjetrës. Gjithashtu mund të takohen edhe klubet që kanë qenë në të njëjtin grup, si rasti i Manchester Unitedit dhe Juventusit.

Kujtojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para në çerekfinale, ndërsa ato të kthimit pas një jave me 16 dhe 17.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me 30 dhe 1 maj ndërsa duelet e kthimit më 7 dhe 8 maj.

Finalja do të luhet me 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të skuadrës së Atletico Madridit.

SPORF

@Sporf

🏆 The draw for the @ChampionsLeague Quarter-Final will take place on Friday at 11am GMT.

🌎 There is no seeding or country protection, with any restrictions to be announced.

🏟 The semi-final draw will also take place, meaning teams will know potential paths to the final.

246 people are talking about this