Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli i ka vazhduar kontratat edhe dy futbollistëve të tjerë si dhe portierit Deniz Troshupa.

Dy futbollistët e tjerë që kanë vazhduar kontratat me kampionin në fuqi janë edhe Met Millaku dhe Drilon Lladrovci, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe portieri Deniz Troshupa.

Ishte klubi kampion i Kosovës që ka lajmëruar për vazhdimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e rinj.

Millaku dhe Drilon Lladrovci shihen si futbollistë me perspektivë dhe kjo është arsyeja që klubi ua ka vazhduar kontratat.

Kujtojmë që dy futbollistët këtë edicion me Niklin fituan titullin e kampionit si dhe Kupën e Kosovës.