ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i Drenicës

Drenica ka zyrtarizuar më në fund trajnerin e ri që do drejtë kuqezinjtë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Pas takimit që pati drejtori sportiv i klubit, Tahir Lushtaku dhe trajneri, Sadat Pajaziti u morën vesh që ky i fundit të merr postin e shefit të shtabit teknik tek kjo skuadër.

“Sadat Pajaziti është emëruar trajner i ekipit. Drejtori Sportiv i klubit, Tahir Lushtaku, pas bisedimeve më ish-trajnerin e shumë skuadrave kosovare ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Ternoci”.

“Sadat Pajaziti ka marrëveshje 18 muajshe më Drenicën. Drejtori Sportiv, Lushtaku, ka paralajmëruar edhe përforcime në ditët në vijim”, thuhet në faqen zyrtare te Drenicës.