Zyrtare: Ja me kë do të përballet Kosova në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Loading...

Kosova ka fituar grupin në Ligën D dhe tani ka mundësi të luajë në ‘Play Off’ të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic.

Pasi doli e para në grup, Kosova do të luajë në gjysmëfinale të Play Offit të Ligës së Kombeve ndaj kombëtares së Maqedonisë.

Kosova do të luajë në gjysmëfinale në mars të vitit 2020.

Në rast se fitojmë të gjitha duelet e Play Offit të Ligës së Kombeve, atëherë fitojmë të drejtën që të luajmë në kampionatin evropian 2020.