Zyrtare: Ja datat e sakta të dy ndeshjeve Kosovë – Angli

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në kampionatin evropian 2020.

Loading...

Kosova do të jetë në grup me Anglinë, Bullgarinë, Çekinë dhe Malin e Zi, shkruan GazetaBlic.

Padyshim se ndeshja më e vështirë dhe më interesante do të jetë ajo ndaj Anglisë, pasi shumë yje do të luajnë kundër ‘Dardanëve’ tanë.

UEFA para pak çasteve ka publikuar orarin e saktë të ndeshjeve të Kosovës në kualifikimet për kampionatin evropian.

Kosova do të luajë me 10 shtator në ‘Wembley’ kundër Anglisë, kurse super lojtarët anglezë do të zbarkojnë në Prishtinë me 17 nëntor.