Pas shumë lëndimeve të lojtarëve, më në fund Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë.

Sot, futbollisti shqiptar i lindur në Suedi, Ibrahim Dresheviq, ka marrë lejen e FIFA-s për të përfaqësuar Kosovën.

Lajmi bëhet i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një komunikate:

“Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejën e FIFA-s për ta pëfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Presidenti Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për paisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

22 vjeçari, do të jetë një ndihmëse e madhe për Kosovën si për ndeshjet e shtatorit, ashtu edhe në një plan afatgjatë./Reporteri.net/