Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ndaj RTK-së

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një reagimi, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në RTK.

Loading...

“RTK-ja është institucion kombëtar i rëndësishëm i themeluar nga qytetarët e Kosovës dhe i themeluar për qytetarët e Kosovës. Një sulm mbi te është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Përfaqësuesi Special i BE-së shprehu shqetësimin për këtë sulm tashmë të dytë mbi një institucion publik gjatë disa javëve të fundit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyre përmes mjeteve që dëmtojnë pronën ose që mund t’u shkaktojnë dëm jetës së njerëzve. U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në të ardhmen”, thuhet më tej në reagim.