Zjarri në Paris, bashkëshorti i aktores së famshme ofron 100 milionë euro për ndërtimin e “Notre Dame”

Bashkëshorti i aktores së famshme, Salma Hayek, biznesmeni francez Francois-Henri Pinault ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për të ndihmuar në ndërtimin e katedrales “Notre Dame”, në Paris, pasi u përfshi dhe u dogj dje nga zjarri.

Reagimi i tij erdhi disa orë pas lajmit të bujshëm që preku të gjithë botën dhe si përgjigje ndaj presidentit Emmanuel Macron, i cili bëri thirrje për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare.

Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent dhe është martuar me bukuroshen Salma Hayek në 2009.