Zjarri e lë pa shtëpi familjen Bashota nga Komorani

Pos mjeteve të punës, gjithçka tjetër u bë shkrumb e hi.

Si pasojë e zjarrit, mëngjesin e të mërkurës, familja Bashota nga fshati Komoran i Drenasit mbeti pa shtëpi.

Loading...

Kryefamiljari Bedri Bashota, që thotë se mezi e ndërtuan atë, dyshon se flakët që ia dogjën pronën u shkaktuan nga energjia elektrike, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës aty erdhi edhe komisioni i veçantë për vlerësim të dëmeve nga KEDS-i,  por që nuk pranuan të flasin për Klan Kosovën.
E Familja Bashota thonë se nuk kanë nga t’ia mbajnë në këto ditë të ftohta dimri.