Zjarr në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clintonit

Një zjarr ka shpërthyer në një dhomë gjumi në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clintonit, në pasditen e së mërkurës, në Shapakua të Nju-Jorkut.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta fikin zjarrin, ndërsa policia lokale nuk ka pranuar të japë detaje të tjera.

CBS ka arritur të çojë një helikopter te prona e Clintonëve, ndërsa në pamjet e ofruara nga televizioni nuk shihen dëme.

Zjarri thuhet të ketë shpërthyer në katin e dytë të shtëpisë. Nuk dihet nëse ish-presidenti amerikan dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit ndodheshin brenda. /Express/