Zhgënjim i madh për Marcelon

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo e ka marrë një lajm zhgënjyes pak ditë para fillimit të Kupës së Amerikës së Jugut. Marcelo kishte dhimbje në ditët e fundit dhe për këtë i është nënshtruar disa testeve mjekësore.

Pas analizave të bëra, Marcelo ka marrë lajmin se nuk do të udhëtoi me Brazilin në Kili në Kupën e Amerikës së Jugut pasi që lëndimi i tij nuk ia lejon këtë. Dunga menjëherë ia ka gjetur zëvëndësuesin e tij. Talenti 21 vjeçar, Geferson është ftuar si mbulesë e Marcelos.