Edon Zhegrova po shfaq formë të mirë në ndeshjet përgatitore të skuadrës së Baselit.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, ka treguar paraqitje të mirë në fitoren 4:1 të skuadrës së Baselit, në miqësoren kundër Laussanne.

Zhegrova në një moment, ka arritur të ‘trullos’ disa lojtarë të skuadrës së Laussanne, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme të kontrollimit të topit.