Zhduket një grua, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë dhe qytetarëve

Gjejlane Rrahmani nga fshati Begracë i komunës së Kaçanikut, ka dy ditë që ka dalë nga shtëpia. Familjarët nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj, ndërsa rastin e kanë raportuar mbrëmë në Polici. Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë, ata kanë konfirmuar se janë duke kërkuar në të gjitha lokacionet e mundshme.

Loading...

Ndërkohë, vëllai i Gjejlanes ka dhënë disa detaje për Gazetën Express. Ai tha se motra e tij në momentin kur ka dalë nga shtëpia ka veshur një pallto ngjyrë kafe, ndërsa ka kërkuar që të gjithë personat që kanë njohuri lidhur me vendndodhjen e saj të lajmërohen në këtë numër kontaktues: 044 767 046.

“Jam duke e lyp në fshat deri tani nuk e di ku ndodhet. Nuk ka pas as telefon as dokumente me vete. Motra përballet edhe me probleme mendore”, tha vëllai i Gjejlanes.

Rasti i Gjejlanes është përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

“Kaçanik 21/22.10.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërsa, Policia po vazhdon ta kërkojë 34-vjeçaren. Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se deri më tani nuk ka ndonjë të re nga ky rast, por kërkimi për të është duke vazhduar. /Gazeta Express