Kanë mjaftuar vetëm 21 minuta lojë që të zhbllokohet sfida mes Ferizajt dhe Feronikelit.

Udhëtuesit kanë kaluar në epërsi me anë të golit të Kastriot Rexhës, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit llogariteshin favorit në letër edhe para fillimit të ndeshjes.

Ky takim është i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Minuta e 25-të, Ferizaj-Feronikeli, 0-1.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.