Zëvendësministri i MPB-së, Isa Xhemajlaj, ka takuar në Itali drejtorin e Policisë Kufitare në Bari, gjeneral Giovani Cassavola

Zëvendësministri Xhemajlaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali

Loading...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Isa Xhemajlaj po qëndron në një vizitë në Republikën e Italisë, me ç’rast ka takuar drejtorin e Policisë Kufitare në Bari, gjeneral Giovani Cassavola.

Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi Republikën e Italisë, veçanërisht karabinierët italian për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në përkrahjen për institucionet e sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të dy policive, veçanërisht në fushën e trajnimeve, shkëmbimin e përvojave, me theks të veçantë në menaxhimin e kufijve.

Zëvendësministri Xhemajlaj kërkoi ndihmën e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Ndërsa Cassavola u shpreh i gatshëm që do shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të përkrahur në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Autoritetet italiane theksuan nevojën që në qytetin e Barit, Republika e Kosovës të ketë konsulaten e vet për shkak të nevojës se këtë qytet udhëtojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kjo do të ishte në interes të dy shteteve.