Zëdhënësi i Policisë në Prizren bëhet komandant në Malishevë

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar se që nga data 3 tetor nuk është më në këtë pozitë.

Kapiteni Hazir Berisha ka njoftuar se është emëruar në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Malishevë.

Loading...

Lajmin e ka bërë të ditur Berisha, përmes profilit të tij në “Facebook”.

Ky është postimi i tij i plotë :

“Të nderuar, ju njoftoj se nga data 03 tetor nuk jam në cilësi të zëdhënësit rajonal të Policisë së Prizrenit ngase jam emëruar komandant i Stacionit Policor ne Malishevë. Ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer, posaqërisht gazetarë; kameramanë e redaktorë të mjeteve të informimit”.