”Zbutet” Redi Jupi, tani ka një mendim më ndryshe për Përfaqësuesen kosovare

Ditë më parë, ish-trajneri shqiptar, Redi Jupi bëri bujë në media me deklaratat e tij kontraverse.

Loading...

Jupi kishte thënë se Përfaqësuesja e Kosovës ka vetëm një lojtar që mund të zinte vend te Shqipëria – dhe ai është Milot Rashica.

Tutje, ai kishte thënë se tashmë e di përmend formacionin e Kosovës, ndërsa ai i Shqipërisë ndryshon shpesh, transmeton IndeksOnline.

Tani, Jupi është ”zbutur” dhe ka thënë se është pro Kosovë, dhe se Përfaqësuesja kosovare do ta kalojë Shqipërinë pas 5-6 vitesh.

 

 

“Thashë që te Kosova e di përmendësh formacionin. Unë di dhe ndërrimet që bën Kosova. Këtë se kemi bërë ne. Mua nuk më ndryshon dot mendimin se Shqipëria tani është më mirë se Kosova, por pas 5-6 vitesh do bëhen ekip më i mirë se ne”.

”Për mendimin lojtari që ndryshon ekulibrat që mund të luante me ne është Rashica. Ata kanë lojtarë të tjerë të mirë si Berisha i Lazios”, tha Redi Jupi.

“Ne jemi pro-kosovës. Na shton një skuadër tjetër. Nuk jemi një, jemi dy. Do të na kalojnë pas 5-6 vitesh. Por, për momentin ne qëndrojmë në pozita më të mira”./IndeksOnline/