Një këngëtare mjaft aktive në skenën muzikore tash e sa vite. E talentuar, e dëshmuar dhe e pankonkurrueshme sa i përket stilit të saj.

Flasim për bukuroshen nga Drenica Leonora Jakupin, e cila edhe po vazhdon të dallohet për mënyren e këndimit por edhe të jetesë së saj, çdo herë të mbyllur hermetikisht, shkruan “Kosovarja”.

Cilësohet si një femër me karakter të fortë, e bukur dhe mjaft e zonja.

Përderisa, jemi mësuar që këngëtaret tjera ti shohim shpesh në kafene, rrugëve apo vende të ndryshme të Kosovës me Leonorën nuk po ndodh kështu.

Siç duket Leonora Jakupi e ka gjetë qetësinë shpirtërore aty ku dëgjohet cicërima e zogjëve dhe gurgullima e lumit.

Këngëtarja zotëron një vilë në Brezovicë e një tjetër në bregdetin shqiptar.

Me gjasë nga aty i rrjedh e i buron ky shpirt romantik i dashuruar në natyrë, e kjo ka bërë që bukuroshja nga Drenica të rrijë larg vendeve publike./Kosovarja/.

No tags for this post.