Zbulohet arsyeja e vërtetë e largimit të Buffonit nga Juventusi

Pas 17 vitesh karrierë, Gianluigi Buffon në verën e fundit vendosi të largohej nga Juventusi.

Largimi i tij ishte i papritur për tifozët bardhezinj që ishin të bindur se një nga portierët më të mirë që ka pasur ky klub, do të mbyllte karrierën te Juventusi.

Gjashtë muaj pas largimit të tij nga Juventus, drejtues të kësaj skuadre kanë treguar arsyen e vërtetë të largimit të Buffon.

“Ai së pari tha se do të mbyllte karrierën në fund të sezonit të kaluar. Ne kemi konfirmuar Szczesny si portier të parë. Pastaj ai mori një ofertë nga PSG dhe shkoi atje”,  ka deklaruar drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici.

Në Francë, portieri i famshëm italian synon të fitojë Ligën e Kampionëve, titullin e munguar që nuk arriti ta fitonte me Juventusin.