Zbulohet aksidentalisht fanella e re e Arsenalit (Foto)

Është zbuluar aksidentalisht fanella e re e Arsenalit për sezonin e ri. E gjitha ndodhi gjatë një pamje të dhënë nga televizioni i skuadrës londineze nga zhveshtorja, ku aksidentalisht, shfaqet edhe Aaron Ramsey, që mban të veshur fanellën e sezonit të ri.

Këto pamje janë larguar menjëherë nga televizioni i skuadrës, por tashmë, ato ishin kapur nga mediat në Angli./Indeksonline/