Xhudistja serbe respekton himnin dhe flamurin e Kosovës

Distria Krasniqi mori medaljen e artë në xhudo në kategorinë -48 kg duke e mundur në finale xhudisten hungareze Eva Csernovski.

Pas fitores, Distria ka dal në podiumin e kampionëve ku është intonuar humni i Kosovës.

Loading...

Në këtë kategori medalen e bronztë e mori xhuditja serbe Milica Nikolic, e cila gjatë intonimit të himnit të Kosovës e ka respektuar atë.

Madje ajo ka bërë edhe fotografi afër Distrias e ku dukej e buzëqeshur dhe nuk e kishte problem flamurin dhe himnin e Republikës së Kosovës. /GazetaExpress/