Xhirimet nga të pranishmit përreth oktagonit tregojnë më së miri se si ndodhi e gjithë përleshja

Përballja historike mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Loading...

Khabib arriti të mbrojë titullin e peshës së lehtë në UFC, por ajo që bëri pastaj, shndërroi gjithë T-Mobile Arenan në Las Vegas në një kaos të vërtetë.

Rusi kërkoi rrethojat e oktagonit dhe u përlesh me skuadrën e McGregor.

Menjëherë të dy skuadrat filluan të përleshen në mes vete në një përleshje masive, ku e gjitha kjo mund të shikohet më së miri nga të pranishmit që xhiruan me telefonat e tyre.

Ai që pësoi më së shumti ishte Conori, i cili përveç humbjes, u përlesh brenda oktogonit me persona nga skuadra e Khabibit.

Menjëherë pas kësaj të dy sportistët janë shoqëruar në zhveshtore dhe pastaj kanë lëshuar edhe arenën ku po mbahej dueli.

Khabib ende nuk ka marrë titullin apo çekun me fitimet nga meçi pasi e gjitha situata është duke u vlerësuar nga autoritetet vendase dhe personat zyrtarë. /Telegrafi/