‘Xheku’ në xhirim të serialit, kolegët ia bëjnë surprizën më të ëmbël |PAMJE

 

Edhe pse luajti në shumë filma e seriale të tjera, me rolin e ‘Xhekut’ te seriali ‘Çka ka shpia’ mori vëmendjen më të madhe dhe u bë tejet i pëlqyer në publik.

Përveç që është një aktor shumë i përkushtuar, ai është edhe tejet aktiv në rrjetet sociale e sidomos në Instagram.

Sot, gjatë xhirimeve të serialit kolegët ia kanë bërë një surprizë ‘Xhekut’ duke ia dhuruar një torte me fotografinë e tij, e nga gëzimi ai e ka postuar në Instastory./orainfo