Xhavit Haliti shpërthen ndaj deputetëve opozitarë: S’ka bire nane që…

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është përplasur verbalisht me deputeten nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme.

Loading...

E gjithë ngjarja ka nisur në momentin kur Haliti, refuzoi t’i jap të drejtën e deklarimit deputetës Haxhiu, pavarësisht insisitmit të saj se ka të drejtë të deklarohet.

“S’du me ja dhanë fjalën. Po ti çka ki që po bertet bre. A po doni me ba hajgare me mu a? Nëse është harmonizuar votojeni, në të kundërten dy herë për një çështje nuk merr fjalën askush”, tha Haliti, me tone të ashpër para deputetëve.

Pas kësaj deklarate reaguan edhe deputetë nga radhët e LDK-së të cilët kërkuan të mos u mohohet e drejta e deklarimit.

Tutje, Haliti u shpreh se do të jetë respektues i rregullores së punës dhe se nuk do t’i marrë parasysh qëndrimet e deptuetëve.

“S’ka bire nane që i kqyre 120 deputetë dhe ua bënë qejfin. Unë e kam rregulloren dhe juve nuk ju marrë parasysh hiq. Ju mund të thuani çka të doni, por unë rregulloren e respektoj”, tha Haliti.