Xhavit Drenori: Nëse dëshironi të bartni armë dhe narkotik, ja ku e keni adresën e sigurtë

Xhavit Drenori përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj lajmit në të cilën u raportua se në veturën të cilën e ngiste djali i shefit të AKI-së, u gjet armë dhe narkotikë.

Loading...

Në postimin e Drenorit thuhet:

Dëshironi të bartni #armë dhe #narkotikë nëpër Kosovë dhe po kërkoni “transport” të sigurtë?

Adresa është AKI, aty angazhohet ndonjëri nga familjarët e shefit të AKI-së, prindi ose djali dhe shpejtë arrini në destinacionin e dëshiruar.

Edhe nëse ndodhë të ju ndaloj policia, mos keni dert, policët që ju kan ndalur mund të suspendohen nga puna, ndërsa #malli shkon në destinacionin e dëshiruar.

Shtet turpi!

I falen territor Malit të Zi për liberalizim të vizave e në anën tjetër #krimi dhe #korrupsioni po lulëzon!

PS.: Faleminderit KOHA DITORE për publikim të rasti.

No automatic alt text available.