X71 është i pari telefon i Nokias me ekran punch-hole

Siç edhe ishte paralajmëruar, HMD Global ka prezantuar zyrtarisht telefonin Nokia X71 në Tajvan. Ky është i pari telefon i Nokias me vrimën punch-hole për kamerën e përparme, si dhe i pari model nga seria X që është publikuar jashtë Kinës, përcjell GSMArena.

Ky telefon i takon segmentit të mesëm dhe ka ekran 6,39-inçësh FHD+ dhe raport screen-to-body prej 93 për qind. Në punch-hole është vendosur sensori 16MP. Në pjesëen e pasme gjenden tri kamera: 48MP (kryesorja), 8MP (me kënd të gjerë) dhe 5MP (depth).

Image

X71 vihet në lëvizje nga çipseti Snapdragon 660, bashkë me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje, që mund të zgjerohet deri në 256 GB përmes zllotit microSD, shkruan KOHA Ditore.

Përveç kamerave, në pjesën e pasme gjendet edhe blici, ndërsa nën to gjendet senzori tradicional i shenjave të gishtave. Ka edhe portin 3,5 mm për kufjet.

Nokia X71 është pjesë e programit Android One dhe shfrytëzon softuerin Android 9.0 Pie qysh prej fillimit. Furnizohet nga bateria me kapacitet prej 3500 mAh, që mund të mbushet me ndihmën e mbushësit të shpejtë 18W që nuk përfshihet në paketim.

Çmimi është rreth 345 euro, ndërsa shitja fillon më 30 prill. Sipas thashethemeve Nokia X71 në tregun global do të duhej të plasohet si Nokia 8.1 Plus.