Wilder vjen me një deklaratë “bombastike” pas meçit me Fury

Wilder dhe Fury u ndan në barazim në duelin e shumëpritur të peshave të rënda.

Loading...

Vendimi u mor nga gjyqtarët të cilët vendosën që barazimi ishte rezultati real, shkruan GazetaBlic.

Një nga gjyqtarët ka dhënë rezultatin 115-111 në favor të Wilder, tjetri 114-110 në favor të Fury dhe i treti në barazim, 113-113.

Kjo sfidë u zhvillua në “Staples” para 21 mijë tifozëve. Fury zhvilloi një ndeshje më të mirë, por u rrëzua dy herë nga Wilder në raundin nëntë dhe 12 gjë që i kushtoi atij.

Wilder tha pas ndeshjes se do të kishte dëshirë të zhvillonte edhe një meç me Furyn dhe se meritonte fitoren.

“Mendoj se ishte një meç i jashtëzakonshëm. Ne duhet ta bëjmë përsëri një duel në Amerikë. E rrëzova dy herë dhe mendoj se e meritova fitoren”, tha pas ndeshjes Wilder.