Volkswagen Group është duke u përpjekur që disa muaj për të marrë një vendim lidhur me vendndodhjen e fabrikës së re të planifikuar për Europën.

Që nga fillimi, gjigandi automobilistik tha se vendndodhja e uzinës do të ishte diku në Evropën juglindore, dhe së fundmi Turqia dhe Bullgaria ishin në listën e ngushtë si të preferuarat. Në fund, duket se Turqia triumfoj ndaj fqinjit të saj veriperëndimor.

Sipas një raporti nga Automobilwoche i Gjermanisë, i cituar nga botimi i Autonews Europe, bordi mbikëqyrës i VW u takua të enjten dhe zgjodhi qytetin e Izmirit si vend për fabrikën e re – dhe jo Bullgarinë.

Vendimi mund të jetë një surprizë për disa njerëz, pasi Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian ndërsa Turqia nuk është. Në një kthesë interesante të ngjarjeve, shteti i Katarit kishte një ndikim vendimtar në këtë çështje, shkruan IndeksOnline.

Sigurisht, ju pyesni si ndikoi Katari? E pra, le të ju kujtojmë se vendi i Lindjes së Mesme është një aksionar i rëndësishëm i VW Group, që zotëron 14.6 përqind të kompanisë dhe 17.0 përqind të të drejtave të votimit përmes kompanisë së saj Qatar Holding.

Me sa duket, përfaqësuesit e Katarit nxitën që fabrika të ndërtohet në Turqi gjatë takimit të bordit, duke bindur CEO-n e VW, Herbert Diess, mes anëtarëve të tjerë. Pyetja kryesore këtu është se pse Katari e vendoste balancën në favor të Turqisë dhe përgjigja nuk është e lehtë për t’u gjetur, pasi që interesat ekonomike ndoshta janë të përziera me gjeopolitikën në këtë rast.

Turqia është një aleat i patundur i Katarit dhe madje është ftuar të ndërtojë një bazë ushtarake në vendin e Gjirit Persik – gjë që e bëri. Ekonomia e Turqisë nuk është duke bërë mirë kohët e fundit dhe një investim i rëndësishëm i huaj si një fabrikë e re e markës VW është padyshim e mirëpritur.

Fabrika e re në Izmir do të ndërtojë makina për markat Volkswagen, Skoda dhe Seat, duke ndihmuar në lehtësimin e kapacitetit të tepërt në fabrikat Skoda në Republikën Çeke. Sipas raporteve të mëparshme, prodhimi do të përfshijë modelet SUV kompakte si Skoda Karoq dhe Seat Ateca, në një kapacitet vjetor prej deri në 350,000 njësi. /IndeksOnline/