Vushtrriasja Dafina Aliu një këngë në kujtim të aktorit Blerim Peci (Video)

Vdekja e hershme e tij ishte tronditëse për botën e artit shqiptar dhe atë aktrimit në veçanti.

Flasim për aktorin Blerim Peci i cili vdiq para një jave duke lënë kështu prapa një jetë të pasur artistike dhe me shumë projekte.

Por për të kujtuar aktorin mitrovicas, artistja e re nga Vushtrria Dafina Aliu i ka dedikuar një interpretim duke kënduar këngën “Ma lehtë pa dhimbje”, këngë kjo e kënduar nga Muharrem Qena para shumë vitesh.

Këngë është e realizuar në bashkëpunim me Egzon Bajraliun dhe Lumbardh Jasharin, e përkrahur edhe nga Muhamet Peci.

Shumë prej xhirimeve janë bërë tek shtëpia e aktorit ku kaloi fëmijërinë në fshatin Zhazhë të Mitrovicës./VushtrriaOnline