Vushtrria hap Qendren Informative komunale për bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Drejtorinë për EBPZHR dhe me mbështetjen e BE, kanë hapur sot në Vushtrri Qendrën informative komunale, e cila do të jetë në shërbim të fermerëve të kësaj komune, njofton komuna.

Loading...

I pari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, duke folur në solemnitetin që u organizua me këtë rast , vlerësoi se kjo zyrë është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të pushtetit lokal që po bën për fermerët vushtrias, me qëllim që ata të kenë një trajtim sa më të mirë në të gjitha situatat kur kanë nevojë. Komuna e Vushtrrisë , me tokën e pjellshme, sistemin e ujitjes dhe me një pasuri bujqësore që ka, ka bërë që të dallohet për kultivimin e shumë të mirave bujqësore,jo vetëm në treven e Kosovës,por edhe më gjërë, ka thënë Mulaku.

Kurse,tash, përmes këjaj Qendre Informative, shtoi ai, edhe më shumë do të rritet ndihma profesionale, çka do të ndikojë në rritjen e produktivitetit dhe kualitetin e prodhimeve bujqësore. Ndërkaq, drejtoresha e Drejtorise komunale për Bujqësi, Arta Haxhaj tha se qendra informative për bujqësi do të jetë edhe një urë lidhëse në mes të fermerëve të Komunës, por edhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe organizatave të tjera të kësaj fushe.

Edhe përfaqsues të projektit të BE-së dhe përfaqsues të Ministrisë së Bujqësisë kanë përshëndetur të pranishmit duke nënvizuar se këto qendra janë mëse të rëndësishme për të gjithë bujqit në Republikën e Kosovës.