Vushtrria do të mbetet tri ditë pa rrymë

Zyrtarja e KEDS-it ka njoftuar për media se një pjesë e Vushtrrisë do të mbetet pa rrymë në datat 20, 21 dhe 22 Maj 2015. Fshatrat që do të mbeten pa rrymë janë: Nedakovci, Sfaraqak i Ulët, Pestovë, Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Dumnice e Epërme, Ropice, Samadrexhe, Ceceli dhe Sllakovc./drenicapress/

Loading...

Më datat: 20, 21, 22.05.2015 në Nënstacionin  NS 110/10 kV Vushtrria 2  janë planifikuar këto shkyçje:

    Dalja 10 kV Maxhunaj , prej orës  09:00 – 12:00 dhe nga ora 15:00 – 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Nedakovci, Sfaraqak i Ulët, Pestovë, Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Dumnice e Epërme, Ropice, Samadrexhe, Ceceli, Sllakovc. Shkaqet e shkyçjes janë realizimi i projektit të KEDS-it në ndërtimin e Largpërçuesit të ri.