Vushtrri, Hoxha Halil Kastrati dhuron 50 pako ushqimore për familjet nevojtare (FOTO)

Hoxha Halil Kastrati nëpërmjet shoqatës së tij “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 50 pako ushqimore për familjet nevojtare në Vushtrri.

Loading...

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Sylejman Meholli kanë falënderuar Halilin për kontributin e tij në dhurimin e pakove ushqimore.

Ju kujtojmë që Halil Kastrati kishte dhuruar 5000 euro për shërimin e Qëndrim Aliut./VushtrriaCity.com/