Sipas Policisë së Kosovës sot ka ndodhur një aksident kur dy vetura janë ndesh me njëra tjetrën,  mësohet se dy veturat kishin targa lokale, njëra e llojit Mercedes qe drejtohej nga e dyshuara femër K-Shqiptare dhe veturës tjetër WV Golf qe drejtohej nga viktima mashkull. Policia e Kosovës njofton se deri te aksidenti ka ardhë për shkak te ngasjes se pa kujdesshme dhe mos përshtatja e shpejtësisë se lëvizjes nga e dyshuara, e cila me veturën e saj, e ka goditur veturën e viktimës.  Nga ky aksidentit  lëndime trupore kanë marr ngasësja e makinës dhe tre pasagjer te veturës se dyte-viktimat dy meshkuj dhe një femër K-Shqiptare. Te lënduarit kane pranuar tretman mjekësor ne Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Vushtrri ndërsa një është dërguar për tretman ne QKUK-Prishtinë/drenicapress/