Vuçiq anulon drekën me Ramën në Durrës

E paralajmëruar një ditë më parë, vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Durrës është anuluar.Ishte parashikuar që kreu i qeverisë serbe do të udhëtonte së bashku me kryeministrin Rama dhe anëtarët e delegacionet e tyre…
E paralajmëruar një ditë më parë, vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Durrës është anuluar.

Ishte parashikuar që kreu i qeverisë serbe do të udhëtonte së bashku me kryeministrin Rama dhe anëtarët e delegacionet e tyre për të drekuar në qytetin bregdetar, pas takimeve intensive që patën në kryeqytet, transmeton shekulli.
Policia bën me dije se Vuçiç e ka anuluar këtë udhëtim drejt Durrësit dhe për pasojë as autostrada nuk do të bllokohet.

Nuk jepet ndonjë shkak për këtë vendim të papritur, por me sa duket ai ka preferuar të qëndrojë në Tiranë gjatë vizitës së tij dyditore në Shqipëri.