Një djalë 25-vjeçar që vuante nga një deformim në kraharor është bërë model i Calvin Klein.

David James Seed iu nënshtrua një operacioni duke futur një shufër metalike në trup që e mbërtheu pas brinjëve.

Ai e kishte shumë problem të zhvishej për shkak të deformimit në gjoks, gjendje e njohur si excavatum pectus.

Pas shumë vitesh stresi dhe sikleti, David iu nënshtrua operacionit të vështirë në moshën 12-vjeçare duke futur një shirit metalik për ti kthyer kockat në pozicionin e duhur.

Tani 25-vjeçari ka një karrierë të suksesshme si model dhe bloger.

Më 15 maj ai gjeti guximin dhe shpërndau fotot e transformimit të tij për të frymëzuar njerëzit e tjerë që vuajnë nga kjo gjendje.

Aktualisht, Daivd është model për marka të famshme si Calvin Klein, Ted Baker dhe Alfred Dunhill, falë operacionit që i ndryshoi jetën.