Vret vëllanë në festën e ditëlindjes

Një krim brenda familjes ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Fushë Mamurras, ku 40-vjeçari, Afrim Sela ka vrarë vëllanë e tij. Gjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së shtunë, kohë kur 40-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e vëllait të tij më të vogël dhe e ka qëlluar për vdekje me automatik. Autori i krimit, babai i dy fëmijëve është arrestuar nga policia në tentativë për t’u arratisur. Ai ka pranuar krimin, por nuk ka pranuar të flasë mbi motivet që e çuan drejt këtij akti.

11288410_10206791805142662_1016042345_o

Ngjarja  Anëtarët e familjeve Sela kanë qenë duke festuar ditëlindjen e autorit të vrasjes Afrim Sela, në banesën e këtij të fundit, kur dy vëllezërit janë grindur me fjalë fyese. Pas këtij konflikti verbal, 40-vjeçari pas përfundimit të darkës ka shkuar në banesën e vëllait të vogël dhe vetëm në largësinë 50 m ka qëlluar me breshëri automatiku kallanshnikov. 33-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në gjoks, ndërsa policia ka sekuestruar 15 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar edhe familjarë të dy vëllezërve, ndërsa ka dyshime se në momentin ngjarjes autori mund të ketë qëlluar në gjendje të dehur. Burime për televizionin “A1Report” bëjnë me dije se, dy vëllezërit kanë pasur kontradikta një vit më parë, por gjithçka ishte qetësuar dhe kohët e fundit ata shkonin mirë më njëri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë banorët e fshatit, pasi vëllezërit Sela njiheshin si njerëz të mirë dhe pa probleme.