Vrasje në tentativë afër Mitrovicës, një i lënduar

Një person i dyshuar për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.

Loading...

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Indeksonline.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Hetimet në lidhje me këtë rast, që është cilësuar si vrasje në tentativë ende janë duke vazhduar./Indeksonline/