Vrasja në në zonën e ish-Bllokut, arrestohet pronari i lokalit

Pas 17 ditësh nga ngjarja, policia arrestoi Redi Popeskun, pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja dhe u plagosën dy të tjerë në zonën e ish-Bllokut.

Loading...

Arrestimi i Popeskut është bërë rreth orës 23:30 minuta mbrëmjen e shkuar në lokalin e tij.

Policia e Tiranës konfirmon se Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit prej pjesëmarrësve në vrasje.

Ngjarja

Natën e 4 tetorit 2018, mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe 28 vjeçari Eljon Hato.

Një ditë pas vrasjes (më 5 tetor) policia deklaroi se ishin shpallur në kërkim tre persona, mes tyre dhe efektivi i Forcave Komando, Merviol Bilo, 41 vjeç. Në kërkim janë shpallur dhe Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç.

Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave. Në përplasjen me armë u përfshi dhe efektivi i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqeruajtëse në Afganistan dhe një nga qitësit më të mirë të repartit të Zall Herrit. .

Viktimë e përplasjes me armë mbeti Fabiol Gaxha, i cili vetë ishte në kërkim të forcave të policisë, dhe për t’iu shmangur forcave të rendit përdorte kartën e identitetit të të vëllait.