Vrasja në ish-Bllok, dalin pamjet e sherrit për Elvana Gjatën

Konflikti që kulmoi mbrëmjen e shkuar (4 tetor) me përplasjen me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut ka nisur rreth 6 ditë më parë në një tjetër lokal.

Loading...

Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë sherrin e ndodhur atë ditë, ku shihet qartësisht përplasja me grushte dhe sende të forta.

Megjithëse nuk duket qartë fytyrat e tyre, ajo që shihet qartësisht përplasja me grushte dhe karrige. Sherri ka zgjatur për pak sekonda dhe më pas, agresorët dalin nga kuadri i kamerës.

Konflikti siç dihet ka ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokale me partnerin e saj dhe persona të tjerë.

Ishte pikërisht ky sherr që degjeneroi mbrëmë me përdorimin e armëve, duke lënë pas një të vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Viktima është Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur kanë mbetur Ervis Martinaj dhe Eljon Hako, të gjithë me precedentë penalë.

Autor i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi, Merviol Bilo, komando pranë repartit të Zall Herrit, i cili ka qëlluar me 10 plumba. /ora-news

/