Vrasja e Khashoggit, në Turqi lëshohet urdhër arresti për ish-zyrtarët sauditë

Autoritetet në Turqi kanë lëshuar urdhër arresti për ish-zëvendësshefin e inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri, dhe ish-këshilltarin e princit saudit të kurorës Mohammed bin Salman, Saud al-Kahtani, në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Urdhri për arrestimin e ish-zyrtarëve sauditë është lëshuar nga një gjykatë në Stamboll pas kërkesës së Kryeprokurorisë së Stambollit.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist saudit për gazetën The Washington Post, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.

Përmes një dekreti mbretëror, Arabia Saudite shkarkoi pesë zyrtarë të lartë, duke përfshirë al-Kahtanin dhe al-Asirin.