Votohet rezoluta për shtesa për fëmijë në Kosovë

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash kanë votuar për shtesat për fëmijë.

Loading...

Sipas rezolutës ndarja e shtesave për fëmijë të fillojë gjatë vitit 2019, shkruan Insajderi.

Ndërsa kuvendi i kërkon Qeverisë që sa më parë të të hartojë dhe zbatojë legjislacionin për ndarjen e shtesave për fëmijë.

Bazuar në këtë rezolutë shuma e shtesave do të kategorizohet.

“Shuma e mujore e shtesave për fëmijë duhet të kategorizohet, duke marrë parasysh kriteret përkatëse, duke përfshirë të hyrat familjare, punësimin e prindërve dhe moshën e fëmijëve”, thuhet në rezolutë.