Volkswagen do të tërheqë nga tregu mbi 33 mijë automjete

Kompania gjermane e automjeteve Volkswagen do të tërheqë 33142 automjete për të cilat autoritet kineze kanë zbuluar defekte, transmeto Anadolu Agency (AA).

Loading...

Autoriteti kinez i Mbikëqyrjes së Cilësisë dhe Karantinës, ka njoftuar se Volkswagen do të tërheq automjetet për shkak të defektit në valvulat për kullimin e ujit.

Theksohet se tërheqja do të zbatohet për 33142 automjete të modelit Touareg të importuar të cilat janë prodhuar mes dhjetorit të vitit 2014 dhe nëntor të vitit 2017.

Gjithashtu është bërë e ditur se këto automjete përbëjnë rrezik të sigurisë për shkak të valvulave të cilat nuk janë të përshtatshme për kullimin e ujit.

Në deklaratë është theksuar se kompania gjermane e automjeteve, tërheqjen e automjeteve me defekte do të bëjë duke filluar nga 30 prilli.