Vogëlushja drenicase ”rrëmbyese e kurorave” të Miss-it në Prizren (foto)

Laureta Hykolli ështê nga Drenasi, jeton në Pejë, por modele nëpër shumë agjensione të Kosovës. Ajo në fillim e kishte hobi modelizmin, por si duket vetëm për një vit ajo këtë hobi e bëri edhe profesion.

Loading...

Ishte sfilata e parë e saj në “Albanian Fashion Night” e mbajtur në Ferizaj, në prill të vitit 2017, ku ajo mori pjese si modele, pra në megasfilatën e organizuar nga producenti Dashnor Asllani dhe me koreografi nga koreografja e njohur, po ashtu drenicase, Emine Imeri, shkruan Drenicapress.

Laureta aty i mësoi hapat e saj të parë për modelim, nga puna e palodhshme e koreografes Ema, Laureta koreografen e saj e konsideron si njeriun më të afërt dhe më të besueshëm për modelizën, pasiqë ajo ia ka mësuar hapat e parë për modele.

Bukuroshja e vogël në dhjetor të vitit 2017 u shpërblye me çmimin “Miss Kids World Albania” nga agjensioni IAmodels në Prizren. Ishte çmimi i saj i parë, por asaj nuk i mjaftoi vetëm ky çmimi dhe shkoi përsëri në Prizren për t’i rrëmbyer edhe dy çmime të tjera; atë të “Little Miss Pavarësia 2018” dhe “Little Miss Fotogjenia”.

Këto çmime bukuroshja Lauretë i mori vetëm brenda një viti, e siç duket derisa të rritet do mbulohet me çmime të shumta nëpër Kosovë.

Ne i urojmë që të bëhet një yll që do të shkëlqej nēpēr skenat e mëdha botërore.

Drenica lind yje që shëndrisin botën!