Vlora Çitaku me mesazh të dhimbshëm për 19 vjeçarin që po lufton për jetën, pas rrahjes nga serbët

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se dy shqiptarë nga Kosova janë rrahur brutalisht, në natën e së dielës, në Serbi.

Loading...

Ajo me fjalë të dhimbshme ka folur për Çlirim Malokun, 19 vjeçarin i cili në këto momente po lufton për jetën e tij, ngase pas rrahjes që ka marrë është në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan GazetaBlic.

Çitaku ka thënë se emri i tij është Çlirim, ngase ka lindur në kohën kur Kosova po kërkonte çlirim dhe kur u çlirua nga okupatori serb.

Ka shtuar se ai është këtë gjendje vetëm pse flet gjuhën amtare të tij.

“Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga #Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai lindi në vitin ’99, viti kur Kosova u çlirua nga okupimi serb. Javën e kaluar ai u rrah në Serbi sepse ai fliste gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend
(His name is Çlirim Maloku. He is from #Kosovo. His name means Liberation. He was born in ‘99, the year Kosovo was liberated from the #Serbian occupation. Last week he was beaten in #Serbia because he spoke his native language. Today he is fighting for his life. Let that sink in.)