Kandidatja e LDK’së për Kryeministër, Vjosa Osmani ka nisur fushatën e saj qysh herët duke vizituar degët e LDK’së për të bërë thirrje për mobilizim në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

Osmani ka mbajtur një tubim me qytetarë në Zhabar të Mitrovicës, prej nga edhe e ka prejardhjen, ka lëshuar një deklaratë të rrallë duke thënë se janë parti që besojnë në Zot.

“Jemi parti që besojmë në familje, Zot dhe mbi të gjitha jemi parti që besojmë në shtet. Askush më shumë se Mitrovica nuk e ka ndjerë në lëkurën e vet dëmin që na kanë bërë njerëz të paditur dhe të rrezikshëm”.

“Njerëz që deshën të copëtojnë pjesë të trojeve tona, njerëz që deshën të copëtojnë dhe të shkatërrojnë fate të njerëzve, njerëz që kurrë nuk u interesuan për ju dhe që 20 vjet në vend që të japin shpresë për ta gjetur perspektivën këtu përbrenda kanë krijuar dëshpërim dhe trishtim”.

No tags for this post.