HTC Desire është zyrtarizuar tani më. Ky model vjen më një çmim shumë të mirë, për të poseduar këtë model të ri ju duhet të paguani 190 dollarë dhe është i disponueshëm në dy ngjyra, të kaltër dhe të bardhë.
HTC Desire ka një ekran prej 5 inç, procesori Qualcomm Snapdragon 410 me katër bërthama Cortex-A53 CPU me shpejtësi 1.2 GHz dhe 1GB RAM. Hapësira e brendshme është 16GB dhe mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Kamera e pasme është 13 megapikselë, ndërsa ajo frontale 5 megapikselë, bateria ka kapacitet prej 2000 mAh.