Viti 2014 ishte i begatshëm për fermerët e Mitrovicës

Duke parë interesimin e madh të fermerëve për ngritjen e serrave, dhe gjendjen ekonomike jo të favorshme të tyre, DBZHR ka përkrahur 20 prodhues të perimeve me nga një serrë të tipit tunel 50 m2. Projekti në vlerë prej 20.000  euro, është realizuar si bashkëfinancim në mes të fermerit dhe komunës, ku participimi i fermerit ka qenë 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga komuna.
Në sektorin e lavërtarisë, janë subvencionuar 70 fermerë me nga një paketim farë dhe nga 100 kg pleh artificial.
Në kuadër të aktiviteteve  në sektorin e blegtorisë, DBZHR rëndësi të veçantë i ka dhënë përmirësimit të kualitetit të qumështit dhe përmirësimit të kushteve në fermë, duke përkrahur 68 fermerë me nga një makinë mjelëse për lopë. Ndërsa në sektorin e bletarisë, janë përkrahur 75  bletarë me nga 4 koshere bletësh.
Sa i përket sektorit të pemëtarisë, është punuar në ngritjen e pemishteve të reja intensive. Në kuadër të kësaj DBZHR ka përkrahur 6 fermerë me 980 fidanë të mollës (Greny Smith, Golden delicious, Gala, Ajdard).
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke u bazuar në planin saj të punës për vitin 2014, në zbatimin e Udhëzimit Administrative MA nr.10/2005  për vaksinimin dhe dehelmetizimin e kafshëve të shoqërimit (qenve dhe maceve me pronar), kundër tërbimit dhe ehinokozës, ka realizuar projektin në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Përveç tjerash, kjo drejtori ka organizuar edhe trajnime për fermerët në zonat rurale. Në kuadër të aktivitetit janë formuar 3 module të trajnimeve ; trajnime në modulin e qumështit, menaxhimit të fermës, mbrojtjes së pemëve, mbrojtjes së tokës bujqësore, përdorimit të pesticideve, mbrojtjes së bletëve, kultivimit të pemëve të imta, perimeve në fushë të hapur dhe të mbyllur etj.
Një projekt i financuar nga MBPZHR, derisa të gjitha punët tjera janë kryer nga Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Mitrovicës, ka rezultuar me subvencionimin me farë gruri të 220 fermerëve nga Mitrovica, Zveqani, Leposaviqi dhe Zubin Potok.
Përmes projekteve periodike, gjatë vitit janë dhënë edhe grande të tjera për ngritjen e serrave komerciale, pastaj grande për ngritjen e pemëtoreve të reja, për ngritjen e shtallave dhe infrastrukturës përcjellëse në shtallë për bagëti, subvencione për blegtorët me makina silazhi, subvencione për kafshë të imëta (dele dhe dhi), subvencione për shoqëri bletësh, etj.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka punuar ngushtë me MBPZHR, drejtorit komunale, organizatat vendore dhe ndërkombëtare rreth realizimit dhe implementimit të projekteve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Bashkëpunim i mirë ekziston edhe me OJQ-në vendore IADK, GLV, Heifer, ku pritet të realizohen një sërë projektesh të përbashkëta edhe në të ardhmen në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Kjo drejtori premton vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha institucionet relevante, asociacione dhe organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të qytetarëve.
Vizioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është mbështetja e zhvillimit të bujqësisë duke u bazuar në strategjinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në përputhje me objektivat e politikes bujqësore dhe politikës afatgjate të shërbimeve këshillimore nëpërmjet gjenerimit, testimit dhe futjes në praktikë të teknologjive të reja bujqësore.
Për DBZHR edhe më tutje mbetet prioritet ngritja e njohurive dhe pajisjeve të reja teknologjike tek fermerët dhe përfituesit e programeve tona me qëllim të ngritjes së prodhimtarisë, cilësisë, sasisë dhe uljes së kostos së prodhimit.