Televizioni i njohur gjerman, ZDF publikoi sot një dokumentar, me titull “Shqipëria nën kontrollin e mafias”, ku gazetarja Eva Schiller thekson se aktiviteti i bandave shqiptare shtrihet në të gjithë Europën.

Në reportazh, ZDF përmes një droni të thjeshtë, ka arritur të zbuloj një plantacion të mbellë me hashash. Lokacioni i saktë nuk thuhet, por pamjet tregojnë një zonë të populluar me shtëpi dhe me një liqen aty pranë.

Gjithashtu, theksohet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës pasqyrohen nga ndërtimet e reja në vend dhe nga qarkullimi i makinave të shtrenjta.

Mazhoranca ka premtuar tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit, megjithatë raste të tilla tregojnë se premtimi nuk është mbajtur ende.

Momentin ku eshte filmuar hashashi e gjeni duke filluar nga minuta 5-57: